Lajme

Çështja e “McGonigal”, gazetari Robert Papa zbulon informacione që mund të fundosin kryeministrin

Çështja e “McGonigal”, gazetari Robert Papa zbulon informacione që mund të fundosin kryeministrin shqiptar: Rama s’i shpëton dot kësaj, Blinken duhet ta shpallte non grata sot.

Gazetari Robert Papa foli përmes një lidhje skype në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi skandalin e “McGonigal” dhe implikimin e kryeministrit Rama në këtë histori. Papa tha se emri i Ramës përmendet 6 herë në aktakuzë dhe kryeministri shqiptar s’i shpëton dot kësaj historie. Ai u shpreh se Blinken do të duhej ta shpallte “non grata” ndonëse vendime të tilla nuk merren për kryeministra në detyrë.

Papa tha se cenohet edhe politika amerikane në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje deklaratat e Yuri Kim për Berishën dhe heshtjen për Ramën. Ai u shpreh se shqiptarët kanë tanimë të drejtë të besojnë që Rama mund të ketë dërguar informacione për të nxitur vendimin e DASH ndaj Berishës.

“Ka dy akuza, një në Nju-Jork dhe një në Uashington. Ka qenë në një periudhë dy vjeçare agjent speical përgjegjës i një njësie të vogël për kundërzbulimin me të huajt. Është takuar 4 herë me kryeministrin shqiptar. Në aktakuzën e Uashingtonit kryeministri ynë përmendet 6 herë. Rama nuk ka se si të fshihet. Problemi është që Rama përmes personit A, që në Shqipëri ka dalë Nezaj, ka informuar FBI-në për Muzinin, dhe sipas aktakuzës ka nisur një çështje mbi fakte të nxitura nga A, Nezaj dhe Rama, për të goditur një kundërshtar në aktakuzë thuhet që s’është me partinë e kryeministrit shqiptar. Dalin që oligarkët rusë kanë investuar në Shqipëri. Rama që në vizitën e tij të parë si kryeministër u takua me Lavrovin. Afiniteti i të majtës shqiptare me Moskën dhe Beogradin vazhdona ende. Sot ka pasur në mediat amerikane që gruaja e spiunit rus ka komunikime me email me të korruptuarit më të madh, djalin under Biden. FBI është turpëruar me këtë spiun në favor të oligarkëve ruse. E majta amerikane ka marrë peng edhe drejtimin në disa zyra të FBI-së. Kongresi amerikan do fillojë hetime të mëdha ndaj FBI-së sepse është kthyer në armë politike”

Gazetari Robert Papa
Gazetari Robert Papa

Papa tha se nuk janë vetëm 225 mijë dollarë të marra nga spiuni rus i FBI-së, por edhe 500 mijë dollarë nga një bankë në Qipro.

“Nuk janë vetëm 225 mijë dollarë të marra nga spiuni rus i FBI-së, nga spiuni i Sigurimit shqiptar. Janë edhe 500 mijë dollarë të tjera që del nga aktakuza në Nju-Jork”. Nga një bankë në Qipro kanë çuar pagesa në një kompani të Nezajt në Nju-Xhersi i cili duket se ka bashkëpunuar me FBI-së në hetimet ndaj shefit të madh. Kam frikë se edhe Rama do ketë qenë në këto hetime edhe si dëshmitar. Sepse janë fakte drekat dhe darkat të bëra në Shqipëri. Thuhet në një vend që spiuni rus i tregoi Ramës në zyrën e tij dokumente të FBI-së. Skandali është më i madh se këto dy tre fakte. Fakti që emri i Ramës del 6 herë tregon që ky problem s’do kalojë kaq lehtë. Ky spiuni i FBI nuk përfaqëson atë njeriun e ndershëm të FBI-së, jeton në luks, jeton në Manhatan, dhe ka pasur dëshirë të lidhet me lojtarë të vegjël që s’bie në sy si rasti i shqiptarit. Rama duhet t’i përgjigjet pyetjes si takon një të huaj me protokoll kryeministri i vendit tim?! Media mund të spekulojë që Rama ka qenë në hetim sepse stili si ka vepruar spiuni rus, McGonigal ka marrë informacione për oligarkët u ka bërë presione me para. Rama është lojtar më i madh. Vjen këtu dhe takohet me kreun e Kishës Ortodokse greke. Dihet kush ia bën lidhjet Ramës në Nju-Jork, ka Aleks Sorosin. Favoret që Rama i ka bërë spiunit rus të FBI-së tregon që problemi është tejet më i rëndë. Ato 500 mijë dollarë të ardhura nga Qipro. Hetimi ka filluar nga një email. Dje ka qenë seanca e parë e gjyqit në Washington DC. Një njeri që ka qenë vetëm dy vjet në këtë post ishte e habitshme mënyra si dha dorëheqjen. Një koleg i zyrës së tij tha ai kishte frikë poligrafin. Një herë në dy vjet do bësh provën e të vërtetës. Kjo cenon edhe politikën amerikane në Shqipëri. Ligji këtu funksion, arrestohen dhe dënohen. Por deklaratat e Yuri Kim që e quan non grata Berishën, dhe heshtje sot ku kryeministri shqiptar është ngatërruar në një skandal ku janë rusët në mes, nuk e di çfarë do të ndodhë më! Shqiptarët kanë të drejtë të besojnë se kur Rama ka pasur kaq ndikim te ky spiun rus, pse jo s’ka dërguar informacione dhe ka nxitur vendimin e DASH ndaj Berishës. Rama nga ato foto që pashë duket i shqetësuar”.

Në 80 mijë dollarët, edhe ato janë para të ardhura nga Qipro, FBI ka pasur hetim. Në takimin e parë që ka pasur në 9 shtator në zyrën e kryeministrit, ku thuhet që i ka paraqitur dokumentet e FBI, ne mund të spekulojmë që këtu ka qenë trysnia. Ka protokoll. Kryeministri i një vendi nuk takohet me një zyrtar të FBI-së. Këto katër takime tregojnë se ka 4 përgjime ndaj kryeministrit, që janë bërë nga agjencitë. A mos është edhe pushimi nga puna i kreut të SHIK pjesë e kësaj loje?! Them se SPAK duhet të nisë hetimet. Gjyqet edhe zgjaten në SHBA. Një email nga zyra e Ramës e kam parë në aktakuzë, zyra e Ramës informoi spiunin rus për të hapur çështjen ndaj Muzinit. Rama s’i shpëton dot kësaj, Blinken duhet ta shpallte non grata sot. Nuk ndodh kur je në pushtet, sinjali ka shkuar. Si ka mundësi që ish-vendet komuniste korruptojnë FBI-në. Ish-Sigurimsat që duhet të kishin dhënë llogari në Shqipëri, u strehokan në SHBA. Rama s’ka vetëm kontakte më këtë të FBI. Në një kohë që Ballkani dhe Shqipëria konsiderohen si tokë e ndikimit amerikan, Rama afron Rusinë në Ballkan. Sa më i fortë të jetë Berisha aq më i shpejtë largimi i Ramës, kandili i të cilit ka filluar të shuhet”.