Biznesmenit në Fushë-Krujë i ikin punëtorët pakistanezë: Kanë shkuar në Greqi për rroga më të mira
Largimi i shqiptarëve nga vendi ka bërë që shumë biznese të kërkojnë punëtorë nga vende të varfëra si Bangladeshi dhe Pakistani.
Muharrem Hoçja, pronar i një fasoneri në Fushë-Krujë ka treguar për mediat se për t’i shpëtuar falimentit tre muaj më parë mori 50 punëtorë nga Pakistani.
Por sipas tij, punëtorët pakistanezë shfrytëzuan Shqipërinë si një tranpolinë për të kaluar në shtetet e Europës. Ai thotë se që nga e shtuna në mbrëmje 25 punëtorë të tij janë larguar pa lajmëruar akskënd.
Ishte ditë e e shtunë dhe e djelë, në fundjavë ne e lëmë punën në orën 15:00 dhe marr vesh mbrëmë në orën 01:00 të natës që i kanë thënë cunit që punëtorët nuk janë kthyer nga Fushë Kruja. Më pas në orën 09:00 e marim vesh se ku ndodhen, ata ishin në Libohovë. Në orën 11:00 u nisa nga Kruja mora dhe një furgon edhe erdha në Gjirokastër ku i takova të gjithë punonjësit e policisë, gjithashtu komunikova me punonjësit e kufirit. Por më pas mar vesh që nga Libohova ata kishin kaluar në territorin grek.
Largimi i punëtorëve sjell kosto financiare për Muharrremin i cili iu bën thirrje punëtorëve që të rikthehen sa më parë në punë dhe të respektojnë kontratën që ata kanë nënshkruar. Pas përfundimit të kësaj kontrate ai thotë se ata gëzojnë të drejtën të largohen në cilin vend të duan.
Tani unë i bëj një thirrje ministrisë së jashtme dhe asaj të brendshme me gjithë të dhënat që i kam dhënë t’ kapim dhe t’i dërgoj në punë përsëri.
Ai thotë se në Greqi, pakistanezët shkojnē pasi aty paguhen më mirë.
Europa është më mirë se ne. Ne i paguajmë aq sa kemi mundësi.