Lajme

Berisha: Rama pagoi zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën, demokratët s’do ia falin këtë akt të turpshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, mori pjesë në 32-vjetorin e themelimit të PD në Kamzës. Berisha foli edhe për dosjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Berisha thotë se Rama e ka paguar atë për të dëmtuar opozitën shqiptare.

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të hedhë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka paguar ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal për të dëmtar opozitën shqiptare. Nga Kazma, në 32-vjetorin e themelimit të PD-së, Berisha tha se demokrattë nuk do ia falin Ramës këtë akt të turpshëm. Berisha tha se Rama duhet larguar sa më parë, pasi ka përdorur një aset rus për të shkatërruar opozitën.

“Ky kryeministër i cili për pushtetin e tij arrin të korruptojë një nga dy tre njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë e SHBA dhe të botës së lirë. E kontrakton atë për misione të shkatërrimit të opozitës, ne zotohemi se Rama do të bëhesh përgjegjës deri më një për këtë. Demokratët nuk ta falin këtë akt të turpshëm, anti kombëtar, anti-kushtetues.

Ish-kryeministri Sali Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha

U bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, shtroni pyetjen vetes; çfarë përfaqëson për ju një kryeministër që rekruton me korrupsion një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të vendit përgjegjës për sigurinë në botë, për karrigen e tij. Çfarë normash ka. Çfarë përfaqëson ky njeri duke përdorur një aset rus për të shkatërruar opozitën e vendit të tij. Ky është një armik i juaj, pavarësisht nga bindjet politike, një turp i joni, pavarësisht nga bindjet politike. Ky duhet shporrur një minutë e më parë, sepse është fatkeqësi e madhe kombëtare”, tha Berisha.

Berisha u ndal sërish në akuzat se Rama po mban peng vulën e PD-së dhe se po bën gjithçka për ta shkatërruar PD-në. Por Berisha thotë se nuk do ta lejojnë këtë gjë.

“Po bëjnë gjithçka për asgjësimin e PD. Po bëjnë gjithçka për spastrimin etnik të shoqërisë. Dëshmon se është i aftë të shkelë çdo parim, çdo moral që të qëndrojë për vete në pushtet. Rama është një armik i egër i votës së qytetarëve shqiptarë, duke plaçkitur, grabitur votën ai kaloi nga mandati në mandat. Tani mendon se me vendime anti-demokratike, duke mbajtur peng vendimin e gjykatës, t’i japë një goditje shkatërruese PD-së. Kjo s’do të ndodhë kurrë. Ne jemi sot këtu për t’u betuar se Edi Ramës do t’i rezervojmë fatin e etërve të tij barbarë. Monizmin e tij nuk do ta tolerojmë kurrë më”, tha Berisha.

Nga Kamza, Berisha lëshoi akuza kundrejt kryebashkiakut socialist Rakip Suli, dukë thënë se është i papërmbajtur në vjedhjet që bën. Berisha e cilësoi si vëllain siamez të ‘Erion Betonit’, referuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ish-kryeministri thotë se Suli ka prishur shkollat, ndërkohë që ishin në gjendje të mirë, vetëm për të vjedhur para dhe e akuzoi se merre 4/5 e vlerës së investimit në çdo shkollë.