Andi Bushati bën deklaratën e fortë: Zyrtari i FBIsë ka ndikuar për të shpallur non grata Berishën pasi mund të jetë paguar nga Rama
Analisti Andi Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se arrestimi i ish-zyrtari të FBI pasi është paguar ose kanë lobuar pranë tij njerëz që donin t’i zbuteshin sanksionet amerikane, tregon se ai ka qenë pjesë e mekanizmit non grata
Sipas Bushatit, nuk përjashtohet mundësia që ish-zyrtari i FBI të jetë paguar nga kryeministri Edi Rama që të ndikojë në shpalljen non grata të Sali Berishës.
Kur ky njeri paska në dorë të zbusë sanksione, merrka para për të zgjidhur çështje, pse mos të mendojmë edhe të kundërtën; siç mund të zbardhë edhe të nxijë dikë në këmbim të parave. Paratë i ka marrë nga Tirana, ndoshta i ka marrë paratë për të shpallur non grata Vangjush Dakon, Tom Doshin apo Sali Berishën. Kush i intereson Ramës të shpallet non grata? 225 mijë dollarë janë zbuluar, ne s’e dimë sa ka marrë, mund të ketë marrë edhe 2 mln euro”, tha Bushati.