Amnistia e vitit të ri/ Ministri Ulsi Manja na tregon kush përfiton: Dalin nga burgu…
Ministri Ulsi Manja në përfundim të mbledhjes së qeverisë tha se kategoritë që përfitojnë më shumë nga amnistia janë gratë e dënuara dhe të miturit.
Gjithashtu Ulsi Manja shtoi se do të përfitojnë rreth 600 persona të dënuar që do t’i kalojnë festat pranë familjarëve.
“Doja të falënderoja kolegët në qeveri që votuan pr.ligjin për dhënien e amnistisë. Ky pr ligj do depozitohet në kuvend dhe fjalën e kanë deputetet që duhet të japin votën e tyre shumicë e cilësuar për kalimin e pr ligjit për dhënien amnistie. Nga kjo amnisti, nëse do të marrë votën e deputetëve në Kuvend përfitojnë rreth 600 persona të dënuar që t’i kalojnë festat pranë familjarëve. Projektligji për dhënie amnisti është në Kuvendin e Shqipëri”, tha Manja.