Lajme

Afera “McGonigal”, Dyrnjaja: Rama nuk është i implikuar, FBI nuk e përmend as me emër

Analisti Denis Dyrnjaja u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk mund të implikohet në aferën korruptive të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal, sepse ai nuk përmendet as me emër në raport dhe ai nuk mund të fajësohet nëse këtë nuk e thonë Departamenti i Shtetit dhe nëse FBI dhe gjykata nuk e merr në hetim dhe në gjykim.

Analisti Denis Dyrnjaja dhe Kryeministri Edi Rama
Analisti Denis Dyrnjaja dhe Kryeministri Edi Rama

“Le ta marrim të mirëqenë që Rama është i implikuar. FBI ka arritur që të provojë deri në detaje dhënien e parave, targën e makinës, orën dhe nuk paska dot mundësi që t’i përmendë Edi Ramës të paktën emrin në raportin e saj. Ky Edi Rama që qenka i implikuar, FBI-ja që të kap deri në llastikun e mbathjeve, nuk arrika që t’i provojë Edi Ramës lidhjen shkakësore me paratë e marra mes Agron Nezës dhe Edi Ramës që paskan shkuar me çanta apo me çartera. Këta paskan ardhur në Tiranë dhe i morën Ramës, ose mendim, ose vetëm para. Kjo nuk provohet dot dhe për sa kohë nuk provohet dot, ne nuk e implikojmë dot Ramën.

Elementi ligjor është ky që nuk ka lidhje shkak-pasojë në takimin mes këtyre personave. Nëse do të ishte politikisht i implikuar Rama, Departamenti i Shtetit, se ambasadën po e implikojmë ne se e ka futur në xhep Rama, me gjithë ambasadoren dhe i paguan verën, drekën, darkën, i jep edhe lekë, por DASH-i nuk mund të korruptohet dhe të mos thotë që Edi Rama është i implikuar në një aferë të shëmtuar e të korruptuar politike. Nëse FBI dhe një gjykatë amerikane nuk e merr as në hetim, as në gjykim, unë nuk nuk kam mundësi ta fajësoj. Kur ta marrin ata, unë do ta bëj copë i pari Edi Ramën”-u shpreh Dyrnjaja.