Lajme

Martesa me 4 gra në fenë islame, hoxha: Për gratë nuk vlen e njëjta gjë

Tradhtia në të ’60-at është tema e ditës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan. E shpjeguar nga ana fetare, hoxhë Hajredin Dizdari shpjegoi gjatë programit se islamizmi nuk e lejon tradhtinë në çfarëdo moshe, edhe pse lidhur me këtë të fundit ekziston një kategorizim më vete.

Nga ana tjetër, në fenë islame një burrë mund të martohet me 4 gra njëkohësisht. Dr. Shkëlqim Balili i qëndron mendimit se kjo është tradhti, ndërsa hoxha kundërshton duke thënë se vetëm në këtë fe, numri i martesave është i kufizuar.

Katerina Trungu: Nga ana tjetër, mesa di, por ju lutem më korrigjoni nëse jam gabim, lejohet më shumë se një martesë njëkohësisht?

Hoxhë Hajredin Dizdari Në islam lejohet, i lejohet burrit në këtë rast që të martohet deri në 4 gra.

Katerina Trungu: 4 gra në jetën e tij njëra pasi është ndarë me secilën?

Hoxhë Hajredin Dizdari Jo, paralelisht, në të njëjtën kohë.  

Katerina Trungu: Por a nuk është kjo një formë tradhtie?

Shkëlqim Balili: Tradhti! Ajo është tradhti, nga një grua te një grua, nga një grua te një grua, është tradhti.

Martesa me 4 gra në fenë islame, hoxha: Për gratë nuk vlen e njëjta gjë
Martesa me 4 gra në fenë islame, hoxha: Për gratë nuk vlen e njëjta gjë

Hoxhë Hajredin Dizdari Jo nuk është tradhti. Kjo është sjellë si një formë zgjidhjeje. Islami është e vetmja fe e cila e ka kufizuar këtë numër. Të gjitha fetë përpara, fetë abrahimike, qoftë edhe Abrahim vetë, ka qenë një profet i cili ka pasur më shumë se 1 grua, Solomoni etj, por islami ka ardhur në një kohë për ta kufizuar, madje Zoti e përcakton veçanërisht, kur i thotë njeriut që kjo gjë është e lejuar, e urdhëron atë që nëse nuk do të jesh i drejtë me bashkëshortet e tua, urdhërohesh të martohesh vetëm me 1.

Hoxha shton se gruaja ka të drejta mbi burrin e saj, si fakti që nuk ka detyrim të kontribuojë ekonomikisht në shtëpi dhe kjo është detyrë vetëm e partnerit. Në të kundërt, udhëzimi është i qartë se nëse burri nuk mund të plotësojë kushtet, ai mund të martohet vetëm një herë. Në rastin e gruas, feja islame nuk vepron njësoj sepse ajo nuk mund të ketë më shumë se një burrë, në çfarëdolloj rrethane.

Katerina Trungu: A vlen kjo njësoj edhe për gratë, pra që të kenë edhe më shumë se një burrë?

Hoxhë Hajredin Dizdari Jo, nuk vlen.

Katerina Trungu: Po pse është menduar kështu? Thjesht po e analizoj për mënyrën se si e parashikon feja.

Hoxhë Hajredin Dizdari Një nga arsyet është për shkak se është shumë e thjeshtë të dihet babai i fëmijës sepse babai është 1 dhe është  shumë e pamundur të dihet se kush është babai i fëmijës nëse baballarë janë disa./tvklan.al