“Po kryente kimioterapinë”- detaje të reja nga arrestimi i bosit të CosaNostras
Detaje të reja dalin në pah nga arrestimi i bujshëm i bosit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro.
Denaro u arrestua në klinikën e quajtur “Madalena” në Palermo, ku po trajtohej me kimioterapi ndaj kancerit.
Sipas mediave italiane mafiozi famëkeq italian do ta vijojë kurimin nga burgu ku do të vuaj fajin.
“Ai u arrestua në klinikën “Madalena” në Palermo, ku thuhet se po merr një kimioterapi për të kuruar një tumor. Shumë pritur këtë lajm nëse Matteo Messina Denaro do të ketë të bëjë në burg. Vetë prokurori De Lucia ka thënë se Denaro do t’i vijojë kurat në strukturat e burgjeve të Italisë. Pasi nuk e dimë ende në cilin burg do të jetë ai. Një gjë është e sigurt se ai do të jetë në sistemin 41 bis”, shkruani mediat italiane.