Kosova

Rrahja e Sanduloviq nga BIA, Kusari -Lila: Vuçiq po përdor metoda brutale

Pasi politikani serb, Nikolla Sanduloviq u rrah sot brutalisht nga BIA serbe, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Aleksander Vuçiq po aplikon metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve të Serbisë në Kosovë

 

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me rrahjen e politikanit serb, Nikolla Sanduloviq.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kusari-Lila ka thënë se Vuçiq po përdor metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve.

Vuçiq është një shekull larg pranimit të së vërtetës së krimeve të kryera, ndërkohë që rrezikon ekzistencën e atyre që e bëjnë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe deputetja britanike, Alicia Kearns, duke thënë se është e shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e politikanit serb.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe deputetja britanike, Alicia Kearns, duke thënë se është e shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e politikanit serb.

Ajo përmend parregullsitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi, duke thënë se kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Ndryshe, familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sandulovic, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe në godinën e BIA-s.

Në mesin e personave të maskuar që e kanë rrahur, Sandulovic ka thënë se e ka njohur Milan Radojçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 23 shtatorit në Banjskë.