Osmani pret në takim Cameronin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.
Mediet në këtë takim janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Mbrëmë kryediplomati David Cameron, ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, si dhe sot në mëngjes, Cameron është takuar edhe zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.