Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
Policia njofton se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 6 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.
Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.