Lajme

Jetonin në kushte të vështira, Balla i dhuron në prag të vitit të ri çelsat e shtëpisë së re familjes me 10 fëmijë në Levan

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në prag të festës së ndërrimit të viteve i ka dhuruar çelsat e shtëpisë së re familjes Musai në Levan të Fierit.

Disa muaj më parë, kur e zonja e shtëpisë e quajtur Katerina, 31 vjeçe, solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, Balla i dha fjalën se familja e saj do të kishte një shtëpi te re me kushte normale për festat e fundvitit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Balla shkruan se 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e vitit të ri në shtëpi te re, ndërsa i uron gjithë shqiptarëve gëzuar vitin e ri 2024.

 

Levan, Fier

Kur Katerina 31 vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, i dhamë fjalën se do të kishte një shtëpi me kushte normale për festat e fundvitit. FJALA U MBAJT! 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e vitit të ri të gëzuar. GËZUAR 2024″,- shkruan Balla,

K.M//ReportTv.al