KronikëLajme

Sherr në Kukës, arrestohen tre persona pasi kanosën me armë fqinjin

Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik në Kukës. Sipas policisë, tre persona kanë kanosur me armë dhe kanë goditur me grushte një 53-vjeçar.

Ata i kanë shkuar në shtëpi të lënduarit, i cili ishte fqinj i tyre dhe më pas e kanë goditur me grushte. Sakaq, është sekuestruar një armë gjysmë-automatike, 1 automjet dhe 3 telefona celularë./ abcnews.al