Fajësoi UÇK-në për trafik organesh, Vdes Ish-senatori dhe prokurori zviceran “Dick Marty”
Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty vdiq të enjten në moshën 78-vjeçare, raporton “SFR.ch”.
Mësohet se trupi i pajetë i Martit është gjetur në shtëpinë e tij.
Vdekja e Martit është konfirmuar nga Partia Radikale e qendrës së djathtë.
Marty u bë i njohur ndërkombëtarisht si anëtar i Këshillit të Evropës dhe Komisionit të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut.
Raporti i tij për Kosovën në vitin 2011, si hetues special i Këshillit të Evropës, kishte pretenduar për trafik organesh, duke përfshirë këtu edhe UÇK-në.
Si rezultat i raportit të tij, Gjykata Speciale në Hagë u themelua nga Kuvendi i Kosovës disa vite më vonë. Ish-eprorët e UÇK-së po akuzohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Kohë më parë, Marty tha se shërbimet sekrete serbe po japin para për ta vrarë dhe më pas ua hedhin fajin shqiptarëve.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në gusht në Këshillin e Evropës kërkoi anulimin e raportit të Dick Marty-t për trafikun e organeve në Shqipëri dhe Kosovë.