Lajme

Anja Xifaj maturantja me Medalje Ari: Dua të jetoj në Shqipëri! Të ndërtoj godina të bukura rreth Tiranës e të them po, këtë e kam bërë unë

Anja Xifaj, një ndër 162 maturantët që u vlerësuan me medalje të artë për arritjet e larta në gjimnaz, tregon për Report Tv emocionet për marrjen e çmimit. Ajo thotë se këtë arritje ia dedikon prindërve dhe mësuesve të gjimnazit, ndërsa ka zgjedhur të studiojë për Arkitekturë në Universitetin Politieknik.

Për 18 vjeçaren Anja Xifaj momenti kur nderohet me medaljen e arit do të shënjoje gjithë jetën e saj. Mundi i 12 viteve shkollë me rezultate maksimale u shpërblyen. Këtë vlerësim ia dedikon familjes së saj dhe mësuesve të gjimnazit ‘Ismail Qemali’. 

“Unë isha e para që mora medalje nga kryeministri. Patjetër që po më dukej sikur po mbaja 12 vite në duar. Patjetër që ja dedikoj prindërve të mij dhe mësuesve. Shumë krenar. Prindërit po më tregonin se sa krenar ishin me mua” tregon Anja.

Anja po ndjek studimet e larta në degën e Arkitekturës, në Universitetin Politeknik të Tiranës. Është mbështetur me shumë bursa. Edhe mundësia për t’u larguar jashtë vendit nuk ka munguar. Por ka zgjedhur të qëndrojë në Shqipëri e të  investojë për të ardhmen e saj këtu.

Për ne ekselentët nuk kanë qenë të pakta mundësitë për të studiuar jashtë, por unë dua të flas shqip, të jetoj në Shqipëri, të jem pranë prindërve të mij. Në fund të ditës si arkitekte të ndërtoj të ardhmen time në Shqipëri. Të ndërtoj disa godina të bukura rreth Tiranës e të them po, këtë e kam bërë unë”, tha Anja Cifaj.

E reja nuk i përkushtohet vetëm mësimeve. Përtej shkollës, ajo angazhohet edhe në aktiviteti vullnetarizmi.

Ekziston shpesh stigma që ekselentët vetëm mësojnë apo nuk kanë jetë sociale, por përkundrazi, unë kam miq shumë të mirë, jam vunetare në disa organizata fitimprurëse në Shqipëri. 24 orë dalin për të bërë shumë gjëra” tregon ajo

Anja ishte mes 162 maturantëve të vendit që morën “Medaljen e Artë” për përfundim të gjimnazit me 10 absolute dhe rezultate të shkëlqyera.

 

/Shqiptarja.com