“Më në fuuuund!”/ Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët në Itali, firmosim…
Kryeministri Edi Rama njofton se “më në fund” do të firmoset Marrëveshja e Pensioneve të shqiptarëve në Itali. Kryeministri ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajanin, me të cilin ka diskutuar për marrëveshjen e pensioneve.
“Më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Rama.
Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, asht edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu. Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, që pritet të përfitojnë nga njohja e sistemit të pensioneve mes dy shteteve