Juli inate të vjetra me Elsa Lilën: As armikut nuk ia uroj të punojë me të
Ndërsa përflitej që do ta fitonte Elsa Lila, ishte Besa Kokdhima ajo që mbrëmjen e djeshme preu biletën për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision 2024” me këngën “Zemrën n’dorë”.
Teksa Elsa shkoi në shtëpi pa asnjë cmim, Kozeta Kurti në një postim në rrjetet sociale u shpreh se ajo mori atë çka meritonte nga publiku për sjelljen e saj arrogante.
Në këtë postim komentoi edhe aktori Jul Deda, i cili tha se nuk do ia uronte as armikut punën me Elsa Lilën:
Elsa ishte e vetmja performuese, që pasi këndoi për herë të parë, i tha publikut “shihemi në finale”. Më fal po nga e dinte ajo që do dilte në finale?
Ajo sigurisht që e dinte, por në respekt të garës, të festivalit dhe mbi të gjitha në respekt të publikut nuk mund të bësh arroganten. Që të mos i futemi pastaj këngës, se nuk jam specialist, por mua me erdhi pak a shumë si një pëllitje e gjatë…!
Për ta mbyllur. Unë kam punuar me atë vajzë, kam prezantuar njërin nga festivalet….armikut nuk ia uroj që të punojë me të…