Lajme

Të shtëna me armë pranë Fierit, 33-vjeçari hap zjarr drejt dyqanit të berberit (Emri)

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar disa minuta më parë pranë qytetit të Fierit, në fshatin Fermë Çlirim.

Mësohet se është qëlluar drejt një berberhane në pronësi të një 33-vjeçari, ndërsa nga të shtënat nuk ka të dëmtuar.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka identifikuar autorin si shtetasin Geraldo Mahmuti, 30 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.

Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.