Lajme

Burri nga Malisheva kërkon ndihmë në Polici, thotë se gruaja vazhdimisht po ushtron dhunë fizike dhe psikike

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Malishevë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë fizike e psikike.

Foto Ilustrim
Foto Ilustrim

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve dhe familjarëve të tjerë dhe iu ka bërë presion vazhdimisht.

Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin, por e dyshuara e ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj tyre, ndërsa burri dhe familja e tij nuk kanë pranuar që ajo të kthehet te shtëpia e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.