Lajme

Zekthi sulmon Gazment Bardhin: Pse është një nga “shërbëtorët” e fundit të Faraonit

Analisti Fitim Zekthi ishte këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për zhvillimet e fundit në kampin opozitar.

Ndër të tjerat ai ka komentuar edhe veprimet e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Sipas Zekthit figura e tij është konsumuar shumë politikisht, për shkak të veprimeve të tij të pakuptimta.

Analisti Fitim Zekthi
Analisti Fitim Zekthi

“Është njëri nga shërbëtoret e varrit të faraonit, askush tjetër, ai bëri një gjë shumë të pakupotimtë. Ajo që bëri zoti Noka, zonja Vokshi dhe të tjerë ishte më me kuptim, më serioze, kishte sens, Ata që në krye të herës ndoqën zotin Berisha, por nuk ndryshuan kah rrugës. Kjo që bëri zoti Bardhi nuk ka emër.

Ishte e pamorlashme pa diskutim. Ti nuk mundesh për një kohë të gjatë që Berisha ka marrë pjesë në vrasje ka bërë këtë dhe atë e më pas të bësh këto veprime. Është pa kuptim. Nëse kjo është depolitizim, kjo që bën zoti Bardhi, është antipolitizim. Nuk ka lidhje fare.

Zoti Bardhi është konsumuar politikisht aq sa janë konsumuar njerëzit në 32 vite, zoti Bardhi nuk ka qenë ndonjëherë zyrtar i lartë veç kohës kur ishte Ministër i Drejtësisë ka një konsumim të tmerrshëm sepse ka bërë veprime politike të papranueshme. Ka dëshmuar që ai nuk vlen asnjë gram për politik”,-tha Fitim Zekthi.