EMRAT| Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Rrugën e Arbrit
Aksidenti me dy viktima në Rrugën e Arbrit dyshohet se erdhi si pasojë e një parakalimi te gabuar nga automjeti tip Volkswagen Caddy, ndërkohë makina tip Toyota Yaris, vinte nga ByPassi i Murrizit në drejtim të Tiranës.
Në momentin që Caddy me shofer K.R, është futur në parakalim ka goditur Toytotën, që si pasojë e shpejtësisë dhe përplasjes është rrotulluar në ajër dhe ka rënë në kanalin anësor të rrugës.
Në makinën tip Toyota udhëtonin çifti i të rinjve, Egila Celami dhe Marsel Tafa, nga Burreli të cilët kanë ndërruar jetë.
Automjeti tip Toyota është shtypur totalisht dhe është dashur të ndërhynë zjarrfikësit që kanë prerë tavanin e makinës për të nxjerrë trupat e pajetë të dy të rinjve.
Klaudio Ruçi, i cili ishte në timonin e makinës Caddy, momentalisht është në gjendje të rëndë në sallën e operacionit.