Lajme

Vendoset “fati” për Sali Berishës, çfarë pritet të ndodhë sot dhe nesër…

Këshilli i Mandateve mblidhet sot në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishes.

Sali Berisha
Sali Berisha

Berisha prej javësh refuzoi të paraqitej pranë gjykatës speciale. Tani që Prokurorët trokitën në Parlament për heqjen e imunitetit të tij, Sali Berisha nuk e ka konfirmuar ende nëse do të ulet përballë tyre në mbledhjen vendimtare të orës 12:00.

Edhe pse grupin e deputetëve e kishte kundër, Berisha ka thirrur militantet e tij qe te protestojne tek kryesia e Kuvendit në të njëjtën orë që Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet për arrestimin e tij.

Gjithashtu Kuvendi ka parashikuar ditën e martë për të votuar heqjen e imunitetit të Sali Berishës.