Lajme

“Babai im është gjakëftohtë”, djali i Belerit flet për gjendjen e të atit në qeli

Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri ka folur për herë të parë pas arrestimit të Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ai tha se i ati është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa po pret me gjakftohtësi vendimet që do të marrë Gjykata.

Foto , Petro Beleri
Foto , Petro Beleri

“Kur kam qenë në Tiranë të gjithë njerëzit që ishin atje na mbështesnin dhe na shikonin në mënyrë emotive. Të gjithë na thonin se çfarë është kjo gjë kështu. Të gjithë e dinë se çpo ndodh.

Babai im është gjakëftohtë dhe po pret Gjykatën që të nxjerrë vendimin, po pret procedurat dhe zhvillimet që do të kryen. Me shëndetin është mirë për momentin “- është shprehur djali i Fredi Belerit, Petro Beleri.