Lajmi Fundit/ Kam therrje dhe shtrëngime në gjoks, banorja e Big Brother lë shtëpinë në mënyrë urgjente dhe dërgohet në spital…
Nita, banorja e Big Brother është detyruar që të lërë shtëpinë, për shkak të problemeve shëndetësore
Ajo ka zbuluar se ka vuajtur më parë nga tumori në gji, e ndërsa ka kaluar më shumë se një vit, ajo ka zbuluar se ka ndjerë disa shqetësime.
Për pasojë ka lënë shtëpinë për të bërë një kontroll.
“Para një viti e gjysmë kam patur tumor në gji, jam operuar ka kaluar me sukses por kur kam hyrë në shtëpinë kam patur disa shtrëngime.
Ka patur therje dhe sot kam qenë në kontroll që doli që ka ende diçka por që nuk është shqetësueses, është çdo gjë në kontroll, jam në mbikëqyrje”, tha Nita.