Haxhiu: Skandaloz rasti i hedhjes së pacientit nga Klinika Torakale, Prokuroria të hetojë shkaqet
Deputeti i PDK-së që është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur skandal të radhës rastin e hedhjes së një pacienti nga Klinika Torakale.
“Skandal pas skandali në shëndetësi! Pasi shkoi për trajtim në QKUK, pacienti hidhet nga dritarja e Klinikës Torakale dhe fatkeqësisht vdes. Pse? Shkaqet ende mbeten pa u sqaruar”, ka shkruar Haxhiu.
Sipas tij, keq menaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, e po ashtu humbja e jetës së njerëzve, në qendrat tona spitalore është shqetësuese.
“Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie”, shkruan Haxhiu.
Për rastin e sotëm ai ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit.
“Para pak vitesh Klinika Torakale ishte shembull i profesionalizimit dhe mirë menaxhimit, ndërsa sot është në rubrikën e lajmeve të zeza”, thekson Haxiu.