I ke fituar të gjitha gjëra ngaqë ishe dhëndëri Jozefinën, Luizit i ikën truri dhe i kthehet keq Qetësorit: Bëj valixhen dhe ik
Luiz Ejlli është bërë shënjestra kryesore e Qetsor Ferunajt që nga dita e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ish-fituesi i Big Brother Albania është zotuar të thyer rekord duke e fituar edicionin e dytë të BBVA, por edhe atë të tretin.
Këto komente i ka bërë gjatë një debati me Luizin, i cili i ka thënë ta provojë edhe një herë te edicioni i ardhshëm.
“Ti provo edhe një herë se treshi në kohë je”, ka thënë këngëtari, derisa Qetsori ka kthyer se do të provojë shumë herë, ndërsa Ejlli i ka uruar sukses. “Unë do të thyej rekordin e Big Brotherave, do të fitoj dyshin, do të fitoj treshin…”, ka theksuar Qetsori.
“Do e shohësh ti si do të fitosh sa të dalësh në nominim me mua edhe me një tjetër edhe fillon i bart valixhet”, i është kundërpërgjigjur Luizi.
Qetsori e quajti Luizin “të përkëdhelur”, ndërsa shtoi se ai nuk ka arritur asgjë vetë në 37 vjet, po është mbështetur nga “shoqëria.”
Në fund ai i përmendi Luizit edhe Kiarën, duke i thënë që ta pyesë e të marrë informacione nga partnerja e tij për të. Kujtojmë se vetë Kiara ka shprehur më herët se njihet me Qetsorin nga jashtë, pasi ka punuar me të.
Qetsori: Ti je i përkëdhelur, asgjë nuk ke bërë me forcat e tua, 37 vjeç sillesh vërdallë. Je i përkëdhelur nga të shtëpisë, kush të ka mbështetur nga shoqëria.
Akoma të gjenjen mendja që është e fortë? E keni fjalë të bukur atë shprehjen “të hyptë vetja në qejf”, nuk është një nga ata. Nuk ke informacion ti. Të ka thënë Kiara kush jam unë jo? Merr informacion.