“Të shtunën kam planifikuar diçka që do të ndryshojë gjithçka”, as që e keni idenë çfarë do ndodhë prime-n e nesërm
Në një bisedë me Luizin, Maestro ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ndërsa deklaroi se në prime-n e së shtunës do të bëjë diçka që do ta ndryshojë plotësisht lojën e Big Brother Vip.
“Unë të shtunën do të mbaj një qëndrim. Që ta bëj lojën më të fuqishme, ta bëj më drithëruese, ta bëj më kureshtare.
Dhe këtë duhet ta bëj në prime. Edhe në qoftë se nominohem, prapë do ta bëj, do ta them. Kjo do të jetë surpriza e prime-t për mua”, tha Armaldo.
Armaldo ka vendosur që t’iu bëjë një rreng të vogël banorëve të Big Brother VIP. Pasi Tea është vonuar në tualet, ai iu tha banorëve se ajo po qan.
Menjëherë pasi Armaldo u tha për gjendjen e Teas, Valbona, Luizi, Kiara dhe Diola rendën për ta pyetur se si ndihej. Ajo u përgjigj se ishte shumë mirë, ndërsa buzëqeshja e Maetros e “tradhëtoi”.
Pas këtij rrengu, banorët kanë nisur në të qeshura. Valbona-Armaldos: Pse na e bëre kështu, se na trembe? I poshtër, na gënjeu.