“Mirënjohës për kontributin e çmuar”, Arbër Hajdari bën bashkë aktorët më të mirë të kombit…
Aktivisti i njohur Arbër Hajdari ka bërë bashkë regjisorë e aktorë, figura emblematike të skenës shqiptare.
Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Robert Ndrenika, Viktor Zhusti, Kastriot Caushi, Bujar Kapexhiu, Bujar Asqeriu, Mevlan Shanaj etj, janë miqtë që ai i ka mbledhur në një tryezë. Hajdari shkruan se ka mirëpritur krenaritë e kombit, me të cilët ka zhvilluar dhe një bisedë.
“Sot mirëprita në Ndërmarrjen tonë Sociale, KRENARITË E KOMBIT. Kënaqësi e veçantë biseda me aktorët dhe regjisorët më të mirë të Shqipërisë. Faleminderit shumë dhe mirënjohës përjetë për kontributin e çmuar që keni dhënë për vendin tonë. Faleminderit i madhi Robert Ndrenika, e dashura Tinka Kurti e Margarita Xhepa së bashku me Natasha Lako. Faleminderit Viktor Zhusti, Kastriot Caushi, Bujar Kapexhiu, Bujar Asqeriu, Saimir Kumbaro, Ylli Pepo, Ilir Harxhi, Mevlan Shanaj, Sokol Angjeli, Enver Petrovski Jeni të mirëpritur gjithmonë Mirënjohje përjetë!”, shkruan Arbër Hajdari.