Show Biz

“Era Kiarë, ka lezet”, Luizi dhe moderatorja kalojnë “momente intime” në dhomën e provës (VIDEO)

Dy banorët e “Big Brother Vip”, Kiara Tito dhe Luizi Ejlli janë ndër personazhet më të komentuar dhe më të ndjekur.

Sot produksioni vendosi që ata të përmbushnin së bashku provën e javës dhe të kujdeseshin për bebin, në një dhomë të veçuar nga banorët e tjerë. Kjo gjë duket se i ka ndihmuar ata të sqarojnë shumë gjëra, si edhe të kalojnë “momente intime” së bashku.

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Pasi janë kujdesur siç duhet për “beben”, moderatorja  dhe Luzi janë shtrirë në të njëjtin krevat për të pushuar.  Është  Luizi ai që e ngacmon dhe e puth pa pushim Kiarën, ndërsa kjo e fundit i thotë se do të flejë.

“Era Kiarë,  ka lezet”, dëgjohet të thotë këngëtari teksa e puth dhe e përqafon atë.