Eni rrëfen historinë e babait abuziv: Nëna abortoi dy herë
Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Eni Tare, ka rrëfyer një histori të dhimbshme familjare, me të cilën është përballur.
Ai ka rrëfyer për problemet e familjes, qysh kur ishte në moshën 10-vjeç.
Ai tregoj se babain e kishte alkoolist, gjë që kishte krijuar debate.
Ai tha se babai i tij shpesh herë ka qenë edhe abuziv ndaj nënës së tij, e që kjo ka pasuar edhe në abortim dy herë.
“Më mungonin gjërat elementare, më së shumti ngrohtësia e babait”, tha ai gjatë rrëfimit.
Ai tha se gjatë kohës kur ishte në klasën e gjashtë janë larguar së bashku me nënën e tij.
Mirëpo, ai rrëfej se një ditë ai ishte rikthyer tek babai i tij, e për të cilin e ndjen veten fajtor.
Pas rrëfimit, Eni është surprizuar nga nëna e tij, e cila i tha se ndihej krenare me të.