Lajme

Shkrumbohet qendra e të moshuarve në Kavajë, lëndohet një prej tyre

Është përfshirë nga zjarri qendra e të moshuarve në qytetin e Kavajës, Banesa sociale ka marrë flakë pas një defekti elektrik. Në dhomën që u përfshi nga flakët dhe u dogjën orenditë të cilat shkaktuan përhapjen e zjarrit ndodheshin dy të moshuara. Si pasojë e zjarrit një e moshuar e paralizuar ka ngelur e lënduar, jashtë rrezikut për jetën.

Shkrumbohet qendra e të moshuarve në Kavajë, lëndohet një prej tyre
Shkrumbohet qendra e të moshuarve në Kavajë, lëndohet një prej tyre

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.

Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.

Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.