“Do përfundonte në Facebook me etiketimin tim”, shantazhi që i shkatërroi martesën Elgës
Një telefonatë nga djali që pëlqente në moshën 16-vjeçare shkaktoi një krisje të madhe në marrëdhënien e Elgës dhe Irakliut. Kjo është edhe arsyeja pse ajo ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, për të ndarë të vërtetën e saj mbi këtë histori që e ka bërë Irakliun që prej 3 muajsh të ndërpresë kontaktet me bashkëshorten.
Një djalë që Elga pëlqente kur ishe 16 vjeçe, e telefonoi në një orë të vonë të natës edhe pse e dinte se ajo bënte një jetë të lumtur me bashkëshortin e saj. E shqetësuar dhe e frikësuar nga reagimi i Irakliut, Elga vendosi të mos i tregonte të vërtetën rreth telefonatës, por pas kësaj qëndronte diçka më e madhe. Një fotografi, të cilën ky njeri pa emër e mbante ende në celularin e tij për të shantazhuar Eglën dhe ajo përpiqej të gjente një zgjidhje për të gjitha bezdisjet e shkaktuara.
Ardit Gjebrea: Të shantazhonte me diçka?
Elga: Po.
Ardit Gjebrea: Do doja që ta tregoje, të pyeta sepse unë e di, por do doja që ta tregoje të vërtetën deri në fund.
Elga: Po, kjo është edhe një nga arsyet pse kam ardhur, të tregoj të vërtetën time. Po, me një foton time që unë me shumë mendjelehtësi, naivitet ia kisha dërguar në atë kohë.
Ardit Gjebrea: E qartë dhe kjo foto, ishte akoma në celularin e tij.
Elga: E tij, në timin jo.
Ardit Gjebrea: Dhe ai çfarë bëri?
Elga: Ne, pas disa muajsh, atëherë kur isha 16 vjeç nuk folëm më, u ndanë rrugët tona se ne u zhvendosëm dhe ai u zhvendos me familjen e tij. Deri para 3 vitesh ishte hera e parë që më foli, por unë për foton nuk dija gjë, mendoja se e kishte fshirë a nuk e di.
Ardit Gjebrea: Dhe ai ta rishfaq këtë foto.
Elga: Ma rishfaqi tani, po.
Ardit Gjebrea: Me cilin motiv?
Elga: Që unë t’i hapja telefonin, mos ta bllokoja më sepse e kisha bllokuar në disa rrjete sociale.
Ardit Gjebrea: Sepse përndryshe ai çfarë do bënte?
Elga: Sepse përndryshe ai më tha që fotoja ime do përfundonte në Facebook me etiketimin tim, ta shikonin të gjithë dhe sigurisht që mua më erdhi turp./tvklan.al