Lajmi i fundit : Dy vajza bien nga kati i katërt, vdes 15-vjeçarja
Dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjeç kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor në Ferizaj.
15 vjeçarja pas lëndimeve që ka marrë ka vdekur.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor (në gjendje të rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Veseli.
“Njëra nga të lënduarat Z. M. (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetë, kjo e konfirmuar nga mjekët, ndërsa e lënduar ka mbetur A. M. (F/K) e moshës rreth 18 vjeçare”- ka thënë Veseli.