85-Vjeçari Kërkon Rrënjët, I Lindur Në Turqi Kthehet Në Shqipëri, Në Vendin E Të Parëve
Shqiptarët e Turqisë edhe pse në dekada janë larguar nga vendi kanë ruajtur traditat dhe kulturën e vendit. Yasin Hallat vizitoi Shqipërinë në vitet e para pas rënies së diktaturës.
Sot në moshën 85 vjeçare ai kërkon nënshtetësinë, një dëshirë që lind edhe si një thirrje nga gjyshërit dhe prindërit.
Shqiptari që nuk e harroi origjinën.
Ky është Yasin Hallat i lindur në Turqi por me rrënjë shqiptare…
Shumë kohë më herët prindërit e tij u dëbuan nga grekët për në Turqi, por origjinën nuk e harruan.
Në 1995 bëri përpjekjen e parë për të krijuar një lidhje më të fortë me vendin e tij të gjyshërve.
Për 85-vjeçarin, Turqia është shtëpia, por Shqipëria është malli i zemrës.
Malli për vendin e tij të origjinës është i madh ndaj dhe kërkon të sigurojë nënshtetësinë shqiptare.
Duke mos harruar për asnjë moment origjinën e tij dhe duke shpresuar për të ardhmen e tij në Shqipëri, Yasin inkurajon të rinjtë të mos harrojnë prejardhjen e tyre dhe të ruajnë lidhjen me vendin e tyre.