Zhaklin Lekatari – Teas: U tregove shumë e lig, ndjen për Luizin?
Zhaklin Lekatari i është drejtuar Teas pas situatës që ka ndodhur mes saj dhe Luizit ditët e fundit. Opinionistja u shpreh se është habitur kur ka parë një anë të lig të Teas, që nuk e priste.
Zhaklin: Kam një mesazh për Tean sepse ti Tea sikurse unë je një personazh që je linçuar publikisht në mënyrë të jashtëzakonshme dhe të gjithë njerëzit që e provojnë dhunën në mënyrë sistematike, nuk duan ta shohin këtë tek të tjerët, nuk ja u bëjnë të tjerëve. U habita shumë kur pashë një anë tënden shumë të lig. Ajo deklarata që bëri Luizi kundrejt teje ishte shumë seksiste, por unë nuk e kuptoj pse ti u lëndove kaq shumë. Ti ndjen diçka kundrejt tij? Nuk e kuptoj pse ti e ke helmuar veten kaq shumë. Nga ty prisja më shumë.
Tea: Luizi më ka ofenduar pa asnjë provokim. Unë nuk e kam provokuar në asnjë rast atë dhe ai fillon dhe më ofendon mua, prandaj dhe reagimi im ka qenë ndoshta i tepruar, por ai më ofendon mua pa e provokuar. Dhe ti më thua mua e lig…
Zhaklin: Reagimi yt ishte i lig. Unë nuk po të gjykoj ty, po them që ngjarjet negative po të helmojnë. Të respektoj shumë sepse ke goxha kapacitet për moshën që ke dhe mund të bësh shumë më shumë. Nuk dua ta helmosh veten.