Lajme

Tërmet I Fuqishëm Në Kinë, 116 Të Vdekur Dhe Qindra Të Plagosur

Kina është tronditur nga një tërmet i fuqishëm, ku për pasojë 116 persona kanë humbur jetën.

Tërmeti me magnitudë 6.2 goditi provincat Gansu dhe Qinghai, në pjesën veriperëndimore të Kinës.

Autoritetet kanë mobilizuar një sërë masash emergjente, por puna e kërkim shpëtimit mund të jetë sfiduese për shkak të temperaturave nën zero.

Tërmet I Fuqishëm Në Kinë, 116 Të Vdekur Dhe Qindra Të Plagosur
Tërmet I Fuqishëm Në Kinë, 116 Të Vdekur Dhe Qindra Të Plagosur

20 persona janë raportuar të zhdukur në pasojat e tërmetit pas disa orësh përpjekjesh shpëtimi.

Epiqendra e tërmetit të fundit ishte 5 km nga kufiri midis Gansu dhe një provincë fqinje.

Tërmeti goditi qarkun Jishishan në provincën veriperëndimore Gansu në orën 23:59 sipas kohës lokale të hënën, në një thellësi prej 10 km.

Tërmetet janë të zakonshme në provincat perëndimore si Gansu, të cilat shtrihen në kufirin lindor të rrafshnaltës Qinghai-Tibetan, një zonë tektonikisht aktive.

Tërmeti më vdekjeprurës i Kinës në dekadat e fundit ishte në vitin 2008 kur një tërmet me magnitudë 8.0 goditi Sichuan, duke vrarë afro 70,000 njerëz.