Lajme

Pensionet e shqiptarëve në Itali, Rama pret Tajanin në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Ai tha se Tajani ka dhënë lajmin e mirë së më në fund janë gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali.

“Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani . Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkrun Rama.