Lajme

Mbeti i bllokuar mes shkëmbinjve në Gramsh, 43-vjeçari: Ishte tmerr, ngeca aty

Andrea Dervishi, 43-vjeçari i cili mbeti i bllokuar prej pasdites së djeshme në kanionet e Gramshit, ka dhënë një deklaratë për mediat, pasi u shpëtua mesditën e kësaj të diele nga forcat RENEA.

Ai rrëfeu se ndodhej 200 metra në thellësi kur njoftoi policinë dhe se ndezi zjarr për të përballuar të ftohtin.

Andrea Dervishi, 43-vjeçari i cili mbeti i bllokuar prej pasdites së djeshme në kanionet e Gramshit
Andrea Dervishi, 43-vjeçari i cili mbeti i bllokuar prej pasdites së djeshme në kanionet e Gramshit

 

“Më pëlqen natyra. Ngecëm aty. Zbritëm poshtë, nuk kishim mundësi të ngjiteshim. Lartësia ishte diku te 500 metra. Isha 200 metra në thellësi dhe mbeta aty. Njoftova policinë. Ndeza zjarr për t’u ngrohur. Erdhi alpinisti. Ishte shumë e frikshme. Falenderoj policinë e Gramshit, zjarrfikëset dhe RENAT, i falenderoj se nuk do të dilja gjallë. E përballova me zjarr të ftohtin. E mendoni dy herë nëse shkoni në të tilla terrene. Nuk do të shkoja përsëri atje, ishte tmerr i vërtetë’, u shpreh ai.