Lajme

Ekonomistja: I kam ofruar pagesë nënës për mbajtjen e fëmijës por është ofenduar

Ekonomistja Romina Radonshiqi është shprehur se e ëma e saj ka refuzuar që t’i marrë para për kujdesin e fëmijëve.

Në një intervistë në Euronews Albania, ku u diskutua se a duhet të paguhet gjyshja për kujdeset e nipërve, ekonomistja theksoi se e ëma e saj është ofenduar kur i ka ofruar para në këmbim të kujdesit.

Ekonomistja Romina Radonshiqi
Ekonomistja Romina Radonshiqi

“Nëna ime është kujdesur për fëmijët e mi, pa pagesë. Ka refuzuar. Kur i kam thënë se shiko se mund të paguaj faturat, dhe mua më ka thënë këtë nuk e bëj për pagesë. Nëse do të paguash dikë unë punojë diku tjetër e ti merr dikë tjetër”- tha ajo.