KosovaLajme

Video “Me rreh me kabëll t’hekrit, me lanë ratë 1 javë” – Skandalizon Shefqet Krasniqi, nxit dhunë ndaj përdoruesve të alkoolit

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka eskaluar përsëri me deklarata lidhur me çështjen e alkoolit.

Përmes një video të publikuar ai tregon se si duhet sulmuar e dhunuar një person që konsumon alkool.

Në pyetjen që dikush ia ka bërë hoxhës se “çfarë t’i bëjmë familjarit që ka pi alkool dhe ka tentuar me kallë shpinë”, Krasniqi eskalon dhe flet për një formë brutale të sulmit ndaj atyre që konsumojnë alkool.

“Me t’ia lidhë durtë kadale, edhe me marrë nifarë kablle dikund t’hekrit që hekurosë, a nifar kanopi dikun qaty, a naj rryp t’fortë që e ka dikush. E me t’i hi atina, e me rreh, e me rreh, e mi sillë te tretë, ose me ia qitë ni qarshaf n’kry e me t’i ra, e me lonë ratë nja 1 javë ditë. E tani me thirrë Policinë, me thonë ky ke ka na mytë neve, e na s’mujtum ndryshe me nalë e bonem qishtu. E masanej mi thonë, me bo me ta ni zonin që pin najherë alkool, kena me t’mytë krejt, krejt t’mytum. Qatëhere ti tranohesh, e tranon grunë, e tranon fminë, e  tranon nanën, e tranon motrën. Qe t’sulmon diçka, kërsitja shuplakë, sabah bonja, edhe thuj t’rrehi apet. Alkool n’shpi tane nuk guxon  me pi, hiç me pi, me bo mu anku nana jote a dikush që ke pi alkool, t’myti.”, është shprehur Krasniqi.

Në videon e publikuar komentet negative ndaj deklaratës së Hoxhës kanë qenë të ashpëra

@luma_besi

#duet with @Shefqet Krasniqi #diturislame #shqiptaretneperbote???????????? #diturislame #lumam83 #viralvideo #besi15 #vjerramaere #drshefqetkrasniqi #pytjepergjigje #axhi #shpija #police

♬ original sound – DailyTexts????