VIDEO/ Ariu i murrmë bie në çarkun e gjuetarëve të paligjshëm në pyjet e Mokrës
Një ari i murrmë që jeton në pyjet e Mokrës në Korçë ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.
Ariu është parë nga banorë të zonës, të cilët e kanë dërguar videon pranë ADZM për të bërë të mundur lirimin e kafshës.
Mësohet se sot disa specialistë të Zonave të Mbrojtura si edhe veterinerë janë nisur drejt zonës, në pyjet e fshatit Çezmë për të bërë të mundur lirimin e Ariut të Murrmë.
Nuk dihet për momentin gjendja e tij, por specialistët thonë se Ariu mund të rezistojë për shumë ditë pa ushqim, prandaj që gjasat që ariu të shpëtojë janë të mëdha.
SI.E./ReportTv.al