Tragjedia në Prizren: Zbulohet kush është viktima e tretë e aksidentit
Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, tre viktimat janë të moshave të reja dhe dyshohet se vdiqën gjatë një gare me automjete.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se përveç Lordi Sylës dhe Molos Delijas, i vdekur në këtë aksident ka mbetur edhe Nue Bibaj.
Policia dhe të gjitha njësitë përkatëse ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja./sinjali