Lajme

Shqiptari Në Greqi Vret Veten Pas Një Debati Me Gruan E Tij Të Divorcuar

Mëngjesin e së hënës në Kalo Nero, Greqi një shqiptar 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armë pas një debati me gruan e tij të divorcuar.

Sipas asaj që është bërë e ditur 50 vjeçari , me armë në dorë ka shkuar në një arë ku punonin bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tyre së bashku me punëtorë të tjerë.

Aty, pas një debati të ashpër me gruan e tij të divorcuar, dyshohet se ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas, teksa fëmijët e tij kanë tentuar ta qetësojnë, dyshohet se ka qëlluar veten duke i dhënë fund jetës.

Për ngjarjen tragjike janë njoftuar organet e ndjekjes dhe në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë së AT.

Pritet Trifylias si dhe Sigurimi i Kalamatës dhe një mjek.