Lajmi Fundit/ Merr fund saga për pronësinë e Top Channel, zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë…
Gjykata e Lartë ka marrë këtë të mërkurë vendimin përfundimtar për pronësinë e televizionit Top Channel, duke i dhënë kështu fund kalvarit të gjatë të përplasjeve mes Vjollca Hoxhës dhe dy aksionerëve të tjerët.
Mësohet se dy anëtarë të trupës gjykuese kanë vendosur në favor të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëvetë tjerë, fëmijët e themeluesit të ndjerë të Top Media, Dritan Hoxha, Lorela, Sara, Redia dhe Itan Hoxha.
Beteja ligjore e Vjollca Hoxhës dhe dy aksionerëve të tjerë, Albert Sinos dhe Aurel Baçit nisi në vitin 2016 kur gjykata në atë kohë vendosi në favor të tyre
Për këtë arsye u krye një shitje formale e aksioneve ku Dritan Hoxha u detyrua të mbante vetëm 40% të aksioneve ndërsa pjesa tjetër i kaloi Sinos dhe BaçitMe vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, Top Channel tashmë do të vazhdojë të mbetet në pronësi të familjes Hoxha, në masën 60%. Gjyqtatët Dariel Sina dhe Sokol Ngresi votuan në favor të familjes Hoxha, ndërsa Artur Kalaja votoi kundër.