Greqi, Një 42-Vjeçar Shqiptar Gjendet I Vdekur Në Burgun E Trikallës
Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në qelinë e tij në burgun e Trikallës në Greqi.
Ai është transportuar për në spital, ku është konfirmuar vdekja e tij.
Sipas mediave greke, vdekja e 42-vjeçarit shqiptar ka ardhur për shkaqe patologjike.
Akoma nuk ka sqarim zyrtar të autoriteteve greke për vdekjen e shqiptarit, por raportohet se trupi do t’i nënshtrohet autopsisë, nga e cila do të zbulohet arsyeja e vdekjes së 42-vjeçarit.