Lajme

FOTO/ Këta janë serbët që morën pjesë në sulmin terrorist të Banjskës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla, kanë zbardhur detaje të reja mbi sulmin terrorist të Banjskës.

Në një konferencë për shtyp, Zveçla, prezantoi me foto dhe identitete të gjithë serbët që morën pjesë në sulmin e 24 shtatorit.

Kurti u shpreh se këta pjesëtarë të grupit terrorist të Radojiçiçit paguhen rreth 2 mije euro në muaj, përveç akomodimit.

Së bashku me tre të vrarët Igor Milenkoviç, Bojan Mijailoviç dhe Stefan Nedeljkoviç dhe tre të arrestuarit, Blagoje Spasojeviçin, Vladimir Tolliqin dhe Dushan Maksimoviçin janë siguruar informacione për 43 të dyshuar.