“Diçka po ziejnë ekstremistët ser*bë”, alarmon Avdyli teksa thotë se ata po përgatisin plane sulmuese ndaj veturave me targa RKS në Serbi
“Diçka po ziejnë ekstremistët serbë”, alarmon deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, i cili ka bërë apel te qytetarët e Kosovës që të ushtrojnë kujdes të veçantë nëse udhëtojnë nëpër Serbi me automjete që mbajnë targa të Republikës së Kosovës (RKS).
Në llogarinë e tij në Facebook, Avdyli ka ngritur shqetësimin për fushatën e grupeve ekstremiste serbe në rrjete sociale, të cilët, sipas tij, kanë bërë thirrje për dallimin e shoferëve me origjinë serbe që përdorin targa RKS.
Ai ka theksuar se këto grupe po inkurajojnë vendosjen e shenjave të dallueshme, si flamuj apo simbole fetare, për të shmangur sulmet ndaj tyre.
“Nëpër rrjetet sociale serbe, grupet ekstremiste serbe, të indinjuara që automjatet që pritet të hyjnë në Serbi kanë shenja të shtetit të Kosovës, kanë filluar t’i bëjnë thirrje shoferëve kosovarë me origjinë serbe të vendosin shenja dalluese në automjetet e tyre. Si duket, qëllimi i tyre është të sulmojnë automjatet me targa RKS.”