Lajme

Analisti serb: NATO të ndërhyjë për të siguruar Kosovë, nga Serbia po vjen luftë…

Analisti serb Dushan Janijiç tha në një intervistë për Euronews Albania se forcat e NATO-s duhet të merren më tepër me sigurimin e Kosovës, pasi nga Serbia mund “të vijë lufta”.

Ai tha se tashmë NATO  duhet që thjeshtë të menaxhojë situatën në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me Serbinë.

“Sa i takon NATO-s është një moment me të vërtetë serioz. Drama në Serbi mund të kalojë në një luftë sociale. Njerëzit në Kosovë e dinë këtë sepse janë ende familjarë me luftërat e viteve ’90, ndaj nevojitet një ndërhyrje shumë e shpejtë, sa më e shpejtë për të garantuar sigurinë.

Analisti serb Dushan Janijiç tha në një intervistë për Euronews Albania se forcat e NATO-s duhet të merren më tepër me sigurimin e Kosovës, pasi nga Serbia mund “të vijë lufta”.
Analisti serb Dushan Janijiç tha në një intervistë për Euronews Albania se forcat e NATO-s duhet të merren më tepër me sigurimin e Kosovës, pasi nga Serbia mund “të vijë lufta”.

Kjo varet edhe nga mënyra se si NATO do të menaxhojë jo vetëm situatën në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me Serbinë. Tani është koha që NATO të thotë “njerëz ju duhet të respektoni rendin dhe ligjin e të bashkoheni me NATO-n”. Kjo nuk është diçka emocionale. Ne nuk jemi 15 minuta para mesnate por jemi 15 minuta pas mesnate, ndaj duhet të mendohemi”,-tha analisti serb.