Pamje Të Rënda/ Lideri I Opozitës Koreane Goditet Më Thikë, Kur Po Mbante Fjalim
Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut është goditur me thikë gjatë një konference që ai po mbante në qytetin e Busanit.
Sipas agjencisë së lajmet Yonhap, Lee Jae-Myung u godit me thikë në anën e majtë të qafës.
Ndërkohë autori i kësaj ngjarjeje është arrestuar. Lideri i opozitës është dërguar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Politikani 59-vjeçar drejton Partinë Demokratike të Koresë. Ai nuk është aktualisht një anëtar i legjislaturës së Koresë së Jugut, por pritet të kandidojë për një vend në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat do të mbahen në prill 2024.
Lee, i cili humbi ngushtë zgjedhjet presidenciale të 2022, u transportua me helikopter në spital, ndërsa mjekët thanë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
66-vjeçari që e sulmoi tha se kishte për qëllim të vriste zotin Lee, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap, por motivi i sulmit është i paqartë.