Polici e lë Kosovën në ditën e parë të liberalizimit: Mirupafshim vendlindja ime
Nga sot qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen.
E po në këtë ditë për largimin nga Kosova ka njoftuar dhe polici Hikmet Bajrami.
Ai në një foto të postuar në Facebook, ku mbante uniformën e policisë së Kosovës, ka shkruar “Mirupafshim vendlindja ime”, duke bërë kështu të ditur se ai po largohet nga Kosova.